“Bënit formacionin dhe hiqnit trajnerët me Mukën”, Patushi-Bejzades: Ishin kukulla, s’dinin as sa Hamdiu

schedule09:32 - 13 Janar, 2020

schedule 09:32 - 13 Janar, 2020

Agustin Kola i mëshon shumë idesë se presidentët ndërhyjnë te trajnerët. Diçka të tillë e ka thënë hapur edhe në emisionin “Pressing” në ABC News. Në një intervistë për “Panorama Sport” ai ka përmendur edhe një rast konkret kur drejtonte Tiranën dhe Refik Halili i kishte kërkuar të nxirrte nga fusha Saimir Patushin.

Ku i fundit e ka pranuar, ndërkohë që në rrjetet sociale të gazetës është ngacmuar nga Skerdi Bejzade. Ish-sulmuesi i Elbasanit i kujton mikut të tij edhe diçka tjetër, mënyrën se si lojtarët i hiqnin trajnerët nga Tirana, si dhe faktin që formacionin e bënin së bashku me Devi Mukën dhe presidentin Halili.

KOMENTET E BOTUARA NË “PANORAMA SPORT”

SKERDI BEJZADE: O “pate”. Saimir Patushi e sheh çfarë paska bërë, ai presidenti yt në pushim të ndeshjes. Hiq Patushin e fut këtë. Po kur bënte formacionin Ridi me ty edhe Devi Mukën, e hiq e vër trajnerë cilët do deshët ju. Këtë nuk e tregon Rid Halili ë…? Po kur ju paska rrëshqitur këmba ju, d.m.th., kur ka qëlluar që s’keni qenë mirë, paska zbrit me vrap me ju heq.

ORGEST GAVA: Skerdi Bejzade, ha, ha, ha, i madh je.

SKERDI BEJZADE: Orgest Gava, jo për gjë, po kanë pas shoqëri të madhe me Ridin këta. Patushi me mu rrinte tërë ditën, luante kundra. Mirë që s’u thernim duke luftuar për Tiranën, këta thonë hiqe e fut këtë apo atë, e shiti, s’e shiti. Vari t… po këto që ka thënë Agustini janë të gjitha të vërteta. Respekte për Agustin Kolën.

ORGEST GAVA: Normal. Si u hiqka lojtari aq kollaj. Ai ka një jetë aty që luan me shpirt. Vjen ai nga lart: Hiqe, thotë. Një llaf goje… Respekte për ju, sepse keni lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

SAIMIR PATUSHI: Po kështu i thoshin ata “sahanlëpirësit” që mbante Ridi nga mbrapa, Skerdo.

SAIMIR PATUSHI: Sa për trajnerët që the, i kemi heq e kemi vënë kë kemi dashur. Ata që kemi pas ne, hiq një ose dy, që ishin për atë klub, kurse të tjerët ishin kukulla. Më shumë dinte Hamdiu, drejtori i stadiumit, se ata. I di më mirë ti se çfarë trajnerësh janë Skerdo.

SKERDI BEJZADE: Saimir Patushi e di… dhe ashtu vazhdojnë. Pak trajnerë janë aty të hajrit. Po prapë, po pate ata presidentë o Pate, d.m.th., vazhdon e njëjta histori.

SAIMIR PATUSHI: Skerdi Bejzade po janë plehra o Skerdo, se i bënim kampionë e shkonin të nesërmen e thoshin hiqi nga ekipi. O Skerdo.

SKERDI BEJZADE: Saimir Patushi në pjesën e parë hiqe. Fute të dytën. Bravo. Duke qenë ndër vite lojtar stabël, mendo çfarë u bëjnë çunave të rinj, duke i thënë trajnerit hiqe-fute-nxirre.

SAIMIR PATUSHI: Skerdi Bejzade po ku kanë ata mend me i fut çunat e rinj. Ata duan të “rrujnë” ndonjë lek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!