Metacritic, një faqe interneti që grumbullon komente të filmave, shfaqjeve televizive, muzikës, librave dhe lojërave video, ka publikuar listën e saj përfundimtare të 50 filmave më të vlerësuar të vitit 2022.
Lista e tyre përfshin vetëm filma që kanë marrë të paktën shtatë vlerësime nga kritikët profesionistë.
Vendin e parë në listë e zuri “Aftersun”, një dramë e shkruar dhe drejtuar nga Charlotte Wells dhe me Paul Mescal, Frankie Corio dhe Celia Rowlson-Hall.
“Sipas kritikës, është një film i rrallë që ju qëndron në mendje edhe pas kuadrit të fundit”, ka bërë të ditur metacritic.com.
Por pse është një histori prekëse dhe kaq e preferuar për Oscar?
Është një histori prekëse për marrëdhënien komplekse midis babait dhe vajzës dhe pushimet e tyre të fundit së bashku. Skenari i filmit ndjek udhëtimin emocional dhe nostalgjik të një vajze, Sophie, e cila kujton pushimet verore me të atin kur ishte 11 vjeç. Babai Calum tridhjetë vjeçar po kalon një kohë të vështirë, duke u marrë me vitet e rritjes dhe të rëndësishme të vajzës së tij, të cilën nuk e sheh shpesh.
“Aftersun” është një nga të preferuarit e këtij viti për një nominim për Oscar./abcnews.al