Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar Benet Becin, si kandidatin ideal për Partinë Socialiste në Bashkinë e Shkodrës, për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë fjalës së tij në përmbylljen e fushatës në Shkodër, Rama u shpreh se qytetarët nuk duhet të votojnë për të vjetrën.
Ndër të tjera, Rama tha se i kishte propozuar Becit kandidimin për deputeti, por ai donte të kandidonte për Bashkinë e Shkodrës.
“Këtë herë kemi vendosur me shumë kujdes, sepse jemi menduar gjatë që çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, si reflektim, por edhe si mundësi dhe çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, që edhe ata që kanë atë fiksimin historik që nuk e ndërrojnë votën, në kushtet kur realisht nuk ia vlen të çosh votën kot, të votosh po atë që ke votuar 30 e kusur vite, të mos ndihen të vënë në vështirësi. Sigurisht që, nuk e kam menduar në fillim që do gjenim një kandidat kaq ideal, që të ketë punuar po aq vite me atë tjetrin, që nuk po i përmend emrin, se ky i thotë zoti Berisha, Beneti. Kam punuar me zotin Berisha, thotë, edhe me zotin Rama.
E vërtetë është. Ka punuar dhe faktikisht, Beneti me mua ka punuar sepse i kam vlerësuar punën. Në atë lloj xhungle, ka qenë ndër të paktit që dilte me shembull për punën e tij”, theksoi kreu i qeverisë. Shkodra duhet të votojë kuqezi këtë herë, duke votuar për Benetin./abcnews.al