Pesë vajza të reja janë burgosur në Egjipt për një arsye, e cila mund të konsiderohet e pazakontë. Ato ranë në pranga për arsye të keqpërdorimit të mediave sociale.
20-vjeçaret u bënë virale me videon e tyre në TikTok duke pozuar në vetura, me grim në fytyrë dhe vallëzime në kuzhinë.
Njëra ndër to u akuzua,pasi inkurajonte vajzat për të punuar me të që të fitonin para duke bërë video. Vajza tjetër inkurajonte vajzat e reja që të bëni seks online. Ndërsa tjetra pasi publikoi foto dhe video të cilat u konsideruan të pamoralshme dhe fyese.
Në këtë mënyrë vajzat u arrestuan për krime të ndryshme të cilat shërbenin për të influencuar vajzat e reja në rrugën e gabuar./abcnews.al