Pazaret për lejen mjedisore, Apeli lë në burg inspektorin e IKMT në Dibër e administratorin e biznesit

schedule14:44 - 5 Tetor, 2021

schedule 14:44 - 5 Tetor, 2021

Apeli ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në burg Eljo Elezin dhe Lufti Miftarin.

Kujtojmë Lutfi Miftari, drejtori i IKMT në Dibër u arrestuar gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bankomati” dhe u la në burg nga Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Në qeli u la edhe Eljo Elezi, administrator i kompanisë  “H4 CHROM’ që operon në fushën minerare në qarkun Dibër,  i cili dyshohet se i ka dhënë Miftarit, një ryshfet me vlerën 50 mijë lekë të reja.

Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet nga Elezi për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!