Bernardo Silva është një nga prioritetet e Barcelonës gjatë kësaj merkatoje, me katalanasit që kërkojnë të plotësojnë dëshirat e Xavi Hernandez.
I lidhur ngushtë me një kalim në “Camp Nou”, me të ardhmen akoma në ajër, mesfushori portugez ka menduar të flasë për këtë çështje, teksa deklarata e tij pas ndeshjes që Manchester City luajti me Newcastle ishte si “shuplakë” për Barçës.
“Jam i lumtur këtu. Po bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar klubin. Jam shumë i fokusuar”, tha Silva, për faqen e Manchester City.
Përveç Barcelonës edhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interesim për mesfushorin portugez. /f.a/abcnews.al