Bën “selfie” pranë kufomave në vendin e vrasjes, procedohen dy oficerë policie

schedule20:10 - 28 Prill, 2021

schedule 20:10 - 28 Prill, 2021

Dy policë në Londër akuzohen për kryerjen e një sjellje të jashtëligjshme gjatë ushtrimit të detyrës, pasi ata bënë një selfie në skenën e një vrasjeje të dyfishtë dhe më pas ndanë fotot.

Oficerët Denise Jaffer, 47 dhe Jamie Lewis, 32, do të paraqiten në gjykatën Westminster më 27 maj, tha zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp.

“Gabimi profesional që ata dyshohet se kanë bërë ka të bëjë me hetimin për vdekjet e Biba Henry, 46 vjeç dhe Nicole Smallman, 27 vjeç, të dy vëllezërve të cilët u goditën me thikë në një park të Ëembley në 6 qershor 2020.”, ka shtuar ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!