Bën rock me çifteli, mësuesja-artiste që po çmend filarmonitë botërore

schedule11:36 - 3 Tetor, 2023

schedule 11:36 - 3 Tetor, 2023

Pasi prezantoi ciftelinë në filarmoninë botërore, radhën e pati orkestra e moshave të reja në Berlin. Hava Bekteshi përfaqësoi Shqipërinë në festivalin botëror për orkestrat e moshave të reja, me vallen “Shota”, të cilën zgjodhi ta luajë me cifteli.

“Ishte një vit shumë i bukur, me shumë angazhime e projekte. Ishte prej fillimit të vitit si plan që çiftelia të jetë prezente në Berlin, është një prej festivaleve më të mëdha botërore të orkestrimit të moshave të reja. Unë aty kam patur, një bashkëpunim me një orkestër që gjithë muzikantët janë nga Ballkani Perëndimor, roli im ishte të luaja një pjesë me cifteli, ku përfaqësova Shqipërinë”, tha ajo pë ABC e Mëngjesit.

“Isha pak e stresuar, por kuptohet për të dalë një performancë, sa më e pëlqyer dhe e bukur, flasim për një koncert ku publiku është shumë profesional, që edhe kupton cdo tingull që mund të luash gabim. Jam ushtruar shumë, kam kërkuar ndihmë nga profesionistë. Më në fund pas shumë provova, edhe gishtat m’u dëmtuan ia dolëm dhe performanca u pëlqye shumë nga publiku”. tha ajo

Po pse pikërisht vallja ‘Shota’?

“Ishte kërkuar nga festivali të luhet një valle shqipe, dhe unë duke menduar për cilën, thash pse jo.. Shota është një valle kombëtare, ishte e përkthyer në gjuhën gjermane në fletushka se për cfarë bëhet fjalë,” – tha ajo më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!