Bën operacion duke përdorur dokumente false, burg 31-vjeçares shqiptare

schedule08:42 - 19 Prill, 2018

schedule 08:42 - 19 Prill, 2018

Një shqiptare është dënuar me burg për mashtrim pasi përdori dokumente false për të bërë një transplant veshkash në Britaninë e Madhe.

Fatmira Tafa, 31 vjeç, kishte udhëtuar nëpër të gjithë Europën, në bagazhin e një kamioni që të takohej, sipas Daily Mail, me Ndriccim Begasin, që ajo e kishte njohur online.

Dy vite më pas, Tafa vuajti nga disa probleme me veshkën dhe ndërmori një transplant, që i kushtoi shërbimit shëndetësor Britani rreth 72.468 paund.

Gjykata në Cardiff dëgjoi se 31-vjeçarja kishte përdorur një kartë identiteti greke false, me emrin Eleni Manola dhe filloi duke përfituar shërbime sikur të ishte një qytetare e Bashkimit Europian.

Sipas BBC, identiteti i saj i vërtetë u zbulua në 2017-n, kur ajo ia tregoi gjitçka një infermiereje gjatë një takimi me të.

Prokurori i çështjes, Steven Donoghue, tha se ajo e kishte kryer operacioni sepse e kishte nxitur i dashuri, por ai ishte deportuar në Shqipëri më vonë. Tafa tha se kishte shkuar në Britani për të dashurin e saj dhe kishte menduar që ky i fundit do të kishte dokumente të ligjshme për të.

Ndërkohë, avokati i shqiptares, Andrew Davies, tha se 31 vjeçarja ishte e detyruar të bënte operacionin për shkak se rrezikonte vdekjen.

Gjithashtu mësohet se Tafa ka bërë aplikimin për të përfituar azil në Britani, por asnjë nga këto nuk e bindi gjyqatarin e çështjes që t’i jepte asaj një dënim me 14 muaj burg për mashtrim dhe përdorim të dokumenteve false./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!