Bën historinë e Shqipërisë mbi kurriz, tatuazhet e fuqishme të ish-bateristit të grupit Lynx

schedule12:35 - 29 Nëntor, 2023

schedule 12:35 - 29 Nëntor, 2023

Ish-bateristi i grupit Lynx, Rei Sulejmani foli për tatuazhin e bërë në kurriz që ka si simbol historinë e Shqipërisë.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, ai ka rrëfyer se si i erdhi kjo ide dhe punën e madhe për të arritur rezultat mbresëlënës.

“Janë disa vite punë. Sot ka shumë mundësi për t’u njohur me artistë të ndryshëm. Për të arritur këtë tatuazh më është dashur të studioj shumë historinë e Shqipërisë. Përdora pak simbolet ilire, ka ende pak për të përfunduar e plotë, dua të përfshij pak pjesën e ballkonit të Vlorë, ku doli Ismail Qemali. Çdo element i bashkoj vetë, marr mendime të ndryshme, por i krijoj vetë. Anën figurative e krijoj unë vetë. Në rast se klienti nuk e pëlqen artin që bëj, mendoj është i lirë të zgjedhë vende të tjera”, tregoi ai.

Ai tregoi se me shqiptarët lidhja është më e fortë, dhe se aktualisht po punon në gjashtë vende në Gjermani.

“Me rëndësi për mu është arti. Me rritjen e eksperiencës dhe me rritjen e punës, sidomos pasi jam bërë familjar, më shumë rëndësi ka pasur puna. Tatuazhet në pjesën e pasme janë më të dhimbshme”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!