“Bëmë një ndeshje të mirë”, Sylvinho vlerëson Tucin: Mundi t’i jepte “freksi dhe ajër” skuadrës

schedule21:16 - 14 Tetor, 2024

schedule 21:16 - 14 Tetor, 2024

Erdhi një fitore në momentin më të nevojshëm të mundshëm.

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer te fitorja në arenën evropianë, duke i kthyer “reston” gjeorgjianëve pas humbjes së “Kuqezinjve” në “Air Albania”, një muaj më parë.

Përveç lojtarëve i kritikuar shumë pas dy humbjeve në Nations League ishte edhe tekniku Sylvinho, i cili pas ndeshjes u shpreh se djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë në Tbilisi, ku vlerësoi edhe perfomancën e Tucit teksa u shpreh se ishte një lojtar që i dha freksi dhe ajër skuadrës.

“Në krahasim me Çekinë ka ndryshuar rezultati dhe ndeshja, çdo ndeshje është ndryshe. Nuk bëmë mirë atje, është e drejtë, nuk arritëm të barazonim me rastin e Asanit, e meritonim apo jo është çështje tjetër.

Këtu bëmë një ndeshje të rëndësishme të mirë, ata janë të fortë, ua thashë trajnerit të tyre, edhe ai tha të njëjtën gjë, që po bëjmë një punë të mirë. Sot djemtë kishin diçka brenda që “ne jemi Shqipëria”, Këto duhet të dinë që kush është Shqipëria, unë i di që tani i njohin lojtarët tanë kush është Ajeti, Seferi, Muçi dhe ky është një nder për ne.

Trishtohem pak kur humb ndeshje dhe thua që sulmi nuk vlen. Ne jemi një ekip në rritje, kemi bërë Europianin para 6 muajsh, mes nesh ka një raport të shkëlqyer, por që nis te federata, stafi, lojtarët. Kur humbet ka kritike dhe duhet pranuar. Dikush më tha a duhet ndryshuar, dhe ndryshuam.

Ka qenë ndeshje shumë e mirë, kemi pasur lojtarë që janë rikthyer si Ajeti dhe Balliu, Tuci ka bërë shumë mirë. Janë pikë që mund të humben, ka qenë transfertë e vështirë, por kemi punuar, është punë shumë e madhe për të arritur këto rezultate.

Gjeorgjia shumë ekip i fortë në shtëpi, ka mesfushë shumë të mirë, prandaj ne zgjodhëm të bëjmë ndryshime me Laçin, Bajramin dhe Tucin. Tuci mund t’i jepte freski dhe ajër skuadrës. Këto ndryshime na kanë bërë pozitivitet duke iu përshtatur dhe skuadrës”,- tha ndër të tjera tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!