“Bëmë baba të të ngjaj”, Aurela zbulon librin që vajza i dhuroi Bashës

schedule19:34 - 21 Shkurt, 2021

schedule 19:34 - 21 Shkurt, 2021

Aurela Basha, gruaja e liderit demokrat vijon që të jetë aktive në rrjetet sociale. Mesditën e sotme ajo postoi një foto nga një librari me vajzën e madhe, Dafinën, e i kishte mbushur duart me disa botime.

Bashkëshortja e kryedemokratit tha se njërin prej librave, Dafina e kishte për të atin, Lulzimin. Por cili ishte libri që vajza kishte zgjedhur për të atin?

Pyetjet e shumta poshtë postimit mes të cilave e moderatores Ori Nebiaj “detyruan” gruan e Lulzim Bashës që të rrëfente titullin e librit, ndërsa e krahason të bijën me të atin.

Po kush të le aman, janë të dy njësoj “bëmë baba të të ngjaj”. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina zgjodhi “Rrëfenja e dy qyteteve” nga Çarls Dikens” shkruan ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!