Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bëmat e të fortit të Shkodrës/ Nga Belgjika në Shqipëri, nga akuzat për baste sportive tek vrasja

schedule18:56 - 21 Shkurt, 2025

schedule 18:56 - 21 Shkurt, 2025

Safet Bajri, i cili u arrestuar më 21 shkurt, me urdhër të SPAK, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilali, ka një të shkuar të theksuar kriminale në Shqipëri por edhe jashtë vendit.

Emri i Safet Bajrit, bëri bujë në Belgjikë, në vitin 2014 për shkak se ai është cilësuar si  kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Safet Bajrin në Belgjikë u përmend edhe nga politikanë duke e cilësuar si “Kumbari i ri” i Belgjikë. Më 25 janar në vitit 2017, Safet Bajri u dënua nga Gjykata e Apelit në Bruksel me 9 vjet burg, ku organi i akuzës për Safet Bajrin thoshte se është i përshifshirë në tentative vrasje, shkatërrim prone, armëmbajtje pa leje e deri tek prostitucioni. Por Gjykata në Belgjikë, vendosi deportimin e tij në Shqipëri, për shkak se autoritetet  kishin firmosur një marrwveshje me ato belge sa i takon njohjes së dënimeve.

-Më 2018, pas kthimit nga Belgjika, Safet Bajri, u arrestua gjatë operacionit të koduar “Oaz” bashkë me kushëririn Ilir Bajri, Emrah Plaku, ish-kampionin e boksit Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç, për një sërë krimesh, por u lirua pak më vonë, pasi nuk u provuan akuzat e kërcënimeve dhe gjobvënieve.

– Pas arrestimit Dosja “Oaz” përfundoi me zbutje të akuzave. Edhe pse Safet Bajri që konsiderohej si personi më “i rrezikshëm”, u akuzua vetëm për përcaktim të rezultatit sportive. Në shkurt të vitit 2020, prokurorët e SPAK deklaruan se nuk e provuan dot ekzistencën e grupit të strukturuar kriminal të ashtuquajtur “Bajri” dhe se çështja duhet të shkojë për kompetencë pranë Prokurorisë së Shkodrës. Safet Bajri u hetua dhe denua në Shkodër për paracaktim të rezultatit sportiv së bashku me Asmer Bilalin dhe jo për gjobvënie siç u dyshuar në fillim.

-Në mars të vitit 2023, Safet Bajri u lirua me kusht nga burgu i Fierit dhe që nga ajo kohë nuk kishte më akuza që rëndonin mbi të, derisa u arrestua më 21 shkurt 2025, me urdhër të SPAK, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 dhe grup të strukturuar kriminal.

-Pavarëisht se anëtarë të grupit “Bajri” kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe Encro Chat, deri më tani, SPAK nuk ka përmendur që Safet Bajri të jetë I lidhur me ndonjë prej kodeve të zbërthyera nga këto aplikacione ku kryeheshin biseda për vrasje dhe ngjarje të rënda kriminale.

-Por pavarëisht kësaj, emri i Safet Bajrit po skedohet për një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe tashnmë po hetohen nga Prokuroia e Posaçme.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!