Belshi, destinacioni më i ri turistik

schedule15:03 - 27 Maj, 2018

schedule 15:03 - 27 Maj, 2018

Në Belsh ka nisur ngritja e bujtinave. Ato janë kthyer në pika atraktive për shumë turistë që po vizitojnë zonën për herë të parë.

Thonë se këtë dhuratë ua bëri Mesia tani në pleqëri. Dy pensionistët Manushi me humor të mirë administrojnë bujtinën e tyre në liqenin e Seferanit.

E kishin ëndërr këtë gjë, ndaj Fatmir Manushi, inxhiner, së bashku me bashkëshorten lanë qytetin dhe erdhën të banojnë në fshat. Duan të kalojnë pleqërine në paqe aty mes natyrës.

Fatmir Manushi: “Ideja për të ardhur në të gjithë këtë format të bujtinës sot erdhi jo rastësisht. Ne, bashkë me time shoqe me daljen në pension e kishim ëndërr”.

Ky nuk është i vetmi vend kënaqësie dhe relaksi në Belsh. Një tjetër bujtinë të mirëpret. Në hyrje të Bujtinës së Trëndafilave, një ekspozitë me punime të ndryshme nga autorë të gatshëm ta ekspozojnë këtu artin e tyre.

“Fshati ka ndryshuar rrënjësisht shumë sepse banorët po aktivizohen, po bëjnë diçka ndryshe. Po bëjnë diçka vetë, duke nisur që nga shtëpitë e tyre, qoftë për të ofruar për të ofruar akomodim apo për të bërë diçka të bukur sepse duke parë duke bërë”.

Më pas gjejmë vendin e degustimit ku të gjitha produktet tradicionale të zonës mund të shijohen. Në Seferani kanë mbërritur turistët.

“Një ditë ndryshe shumë e bukur. Shumë bukur ambient dhe ngrënia në restorant”.

“Të gjitha. Natyra, ushqimi, degustimi i këtyre gjërave tradicionale”.

Seferani është bërë tashmë pjesë e projektit të qeverisë së 100 fshatrave, ku do të ndërhyhet për promovim dhe zhvillim.  Puna ka nisur dhe perspektiva është e mirë.

Kështu Belshi është kthyer në destinacionin më të ri turistik në vend. Historia, liqenet karstikë dhe sëfundmi edhe infrastruktura po e bëjnë atë një nga zonat më atraktive./abcnews.al