Belo: Diploma ime “SUMA KUM LAUDE”/ “Foltorja” mbron Këlliçin pas akuzave për falsikim diplome

schedule15:22 - 24 Prill, 2023

schedule 15:22 - 24 Prill, 2023

Belind Këlliçi ka pranuar se diploma e tij në Harry Fullz nuk është pesë vjeçare, por katër vjeçare. Por zëdhënësja e tij ka thënë se procesi i tij i diplomimit nuk ka qenë i parregullt, por serioz dhe se në Amerikë ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera.

“Kjo shkresë e Harry Fultz tregon se Këllici ka qenë nxënë me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur edhe President i Këshillit studentor në vitin 2004.
Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.

Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro. Belind Këlliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Summa Cum Laude” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim.

Duke parë se njerëzit po reagojn, duan ndryshimin, duke parë se nuk ka bilanc dhe se në 8 vite ka abuzuar me buxhetin më të madh që ka patur ndonjëherë një bashki Veliaj është gati të sulmojë edhe shkollën Harry Fultz dhe universitetin e Marylendit. Asgjë nga këto nuk I shërbejnë qytetit. Këllici është I vendosur në rrugën e tij për të sjellë ndryshimin”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!