Bellingham mund të transferohet në Madrid, por më pas klubi do të duhet të ndahet me një nga legjendat

schedule19:23 - 14 Shkurt, 2023

schedule 19:23 - 14 Shkurt, 2023

Sipas edicionit spanjoll të Marca-s, në verë, Real Madridi është gati të konkretizojë ofertën për Jude Bellingham deri në 130 milionë euro: 100 milionë euro menjëherë dhe 30 milionë euro të tjera bonuse, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, lufta për anglezin do të jetë e ashpër, pasi pretendenti kryesor për mesfushorin është Liverpooli.

Sipas burimeve, ka një problem tjetër, papajtueshmëria e Bellingham me Kroos dhe Modric. Nëse Jude pranon të kalojë në La Liga, atëherë kjo do të thotë që njërit prej tyre nuk do t’i ofrohet zgjatje e kontratës. Me shumë mundësi, do të jetë Modric. /G.D abcnews.al/