Gjithçka po shkonte drejt eleminimit të hershëm, të “Tre Luanëve” anglezë, nga ky Kampionat Evropian i futbollit, mirëpo, në “frymën e fundit” të sfidës ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e djemve të Gareth Southgate.
Ishte pikërisht “ylli” i tyre, Jude Bellingham, i cili me një goditje akrobatike dërgon topin në rrjetë, duke shokuar portierin Dubravka e duke nisur festën e madhe të anglezëve. Rezultati shkon në 1 me 1 dhe loja pritet të shkojë në kohën shtesë. /i.m /abcnews.al