Sot në bazën stërvitore të klubit ka mbërritur Jude Bellingham.
Sipas Ruhr Nachrichten, anglezi erdhi për të negociuar me drejtorin menaxhues Hans-Joachim Watze, si dhe për të shpërndarë dhuratat e lamtumirës për lojtarët dhe stafin.
Nëna e Judës i shkroi një mesazh të veçantë stafit duke thënë “faleminderit për gjithçka”.
19-vjeçari pritet të bashkohet me Real Madridin në verë. Transferimi i tij vlerësohet në 100 milionë euro.
Në 132 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat, lojtari ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 25 asistime. /G.D abcnews.al/