Jude Bellingham i bashkohet stërvitjes së Real Madrid këtë të heënë dhe në një intervistë për gazetën “MARCA”, mesfushori anglez zbuloi se ka lënë pas dëmtimin e gjurit që pësoi në fund të sezonit të kaluar e cila e pengoi atë të luante dy ndeshjet e fundit të Bundesleague me Dortmund.
Bellingham theksoi për median e lartëpërmendur se ai është gati për të filluar dhe se gjurin e ka në gjendje perfekt. Mesfushori anglez do të jetë nën urdhrat e Carlo Ancelotti si pjesa tjetër e Real Madrid që nuk ishin me kombëtaret përkatëse në qershor./ h.ll/abcnews.al