Bellingham futet në telashe, hetime për deklaratën pas “Der Klassiker”

schedule18:16 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 18:16 - 6 Dhjetor, 2021

Deklarata e Jude Bellingham pas ndeshjes kundër Bayern Munich nuk ka kaluar pa polemika. Mesfushori u kap me arbitrin Felix Zwayer, i dënuar më parë 6 muaj nga Federata Gjermane e Futbollit për trukime.

“Ju i jepni një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani dhe çfarë prisni pastaj?

Për mua nuk është penallti. Hummels as nuk po e shikon topin dhe po lufton për të, kur e godet. Mund të shikoni më shumë vendime gjatë lojës”, shprehet talenti anglez i Borussia Dortmund.

Pas deklaratës së Bellingham, policia gjermane është vënë në lëvizje dhe çështje do i përcillet prokurorisë, që do të vendosë më pas nëse do të nisë ndonjë procedim penal për futbollistin. / abcnews.al