Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, ka zgjedhur liqenin e Komos për të kaluar pushimet e tij verore. Spanjolli i “Topçinjve” të Londrës ndohet atje së bashku me prindërit e tij në këto ditë të nxehta. Deri këtu nuk ka asgjë jashtë normales, por janë disa foto që nuk do t’i pëlqejnë edhe aq shumë tifozëve të Arsenalit dhe jo vetëm.
25-vjeçari është parë teksa tymoste një cigare gjatë një darke, ndërkohë që babai i tij po konsumonte verë. Fotot tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit dhe sigurisht disa kritika priten ndaj Bellerin. E vetmja gjë për të cilën ai është duartrokitur, është mbajtja e maskës në momentin kur hipën në jaht.
Hector numëron 15 ndeshje këtë sezon me fanellën e Arsenalit në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe një gol. Kujtojmë se anësorin e djathtë e penalizuan shumë dëmtimet këtë vit, pasi e lanë jashtë fushave për një kohë të gjatë. /abcnews.al