Bellaj: Më mirë që shënojmë me shumë lojtarë, Erzeni mbetet ekip i mirë

schedule17:34 - 30 Shtator, 2022

schedule 17:34 - 30 Shtator, 2022

Arjan Bellaj, trajneri i Bylisit, pas fitores kundër Erzenit me rezultatin 4-1 deklaroi për Oversport: “Në radhë të parë dua t’u bëj falënderime çunave dhe komplimente për shpirtin në fushën e lojës, ditën të luanin ndaj ekipit më në formë në këto momente. E dinim që Erzeni nuk kishte pësuar dhe ne i shënuam katër. Ndalesa shyqyr nuk na ndikoi për keq, pasi bëmë miqësore, luajtëm në Kupë, e mbajtëm ekipin të përgatitur, aktivizuam edhe ata që nuk kishin minuta.

Kushdo që futet ka ndihmuar ekipin dhe kanë kualitet dhe mbajnë ekipin në maksimum dhe për këtë dua t’i përgëzoj. I bëmë që të dukeshin pikat e dobëta të Erzenit edhe më të dobëta, me vertikalizime e goditje standarte që na dolën si i kemi punuar. Doli i parë ishte ashtu si e kishim përgatitur. Dua të them që Erzeni është një ekip i mirë dhe me një humbje nuk i hedh të gjitha poshtë, është një ekip me vlera.

Është mirë që të kesh lojtarë të ndryshëm të shënosh, se nëse varet vetëm nga Kaçorri, Trumçi e Damçevski, është e vështirë të gjesh golin. Më mirë si ekip. Ndaj edhe kishim 4 gola me lojtarë të ndryshëm, goli më i mirë ishte i epërsisë se ai na dha hapin që të luanim me qetësi në lojë.

Jam i pakënaqur kur i dhamë mundësinë Erzenit të shënonte, ndaj bëra ndërrime, por i bëra se ishin edhe me kartonë dhe nuk duhej të rrezikonim se mund të mbeteshim me 10 e mund të bëhej më e vështirë”, tha Bellaj. / abcnews.al