Belind Këlliçi i kujtoi babanë në “Ditën e Rinisë”, përlotet vajza e Bujar Nishanit

schedule14:30 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 14:30 - 8 Dhjetor, 2022

Kuvendi Kombëtar i FRPD-së, zhvilloi ditën e sotme një aktivitet në kuadër të Ditës së Rinisë.

E pranishme në sallë ishte dhe Fjona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë, Bujar Nishani.

Ishte Belind Këlliçi, ai i cili përkujtoi figurën e presidentit Nishani gjatë fjalës së tij, dhe në atë moment e reja u përlot për babain e saj, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga COVID.

“Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarin, Fiona Nishanin, vajzën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto të PD-së”, tha Këlliçi.

Sot shënohen 32 vite nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit, e cila në datën 8 shënoi rrëzimin e komunizmit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!