Belica: Do jetë një ndeshje e luftuar, duhet të fitojmë pa parë rezultatin

schedule13:10 - 30 Mars, 2022

schedule 13:10 - 30 Mars, 2022

Së bashku me trajnerin Dritan Mehmeti në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe mbrojtësi Egzon Belica, i cili foli në prag të ndeshjes me Vllazninë, takim që do të luhet për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ditën e nesërme në “Elbasan Arena” ora 17:45.

Mbrojtësi i kuq u shpreh se përballja me shkodranët e Plorit do jetë e vështirë por do të futen në fushën e lojës për të marrë fitoren.

“Ne si ekip dhe stafi ka studiuar Vllazninë në tërësi, jo vetëm repartet. Nuk është rritur presioni. Kemi bërë edhe ndeshje të thera me ta, edhe pse nuk kemi fituar. Ndeshjet janë ndryshe. Do mundohemi të bëjmë më të mirën, edhe pse janë dy ndeshje.

“Ndeshja me Kastriotin është nga ato që duhen për të nxjerrë mësime. Kemi marrë ngarkesë më të madhe. Kemi pasur kohën e duhur që të stërvitemi më shumë dhe të analizojmë kundërshtarin e radhës”.

“Edhe 1-0 për ne nuk do të ishte keq nesër. Tani Kupa është ndryshe. E rëndësishme është të mos pësosh, por më e rëndësishme është të shënosh. Gjithsesi ka dy ndeshje. E mira është të fitojmë, pa pasur parasysh rezultatin”.

“Vllaznia armën e saj më të fortë ka ekipin, grupin. Bëjnë një lojë atraktive, të lënë të luash futboll. Duhet të kemi Vllazninë në tërësi, jo ndonjë lojtar të veçantë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë dhe e luftuar nesër”. /f.a/abbcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!