Belgjikë, rritet numri i personave të pastrehë

schedule14:42 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:42 - 29 Qershor, 2023

Numri i të pastrehëve në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel është regjistruar të jetë 7.134 duke shënuar një rritje prej rreth 19 për qind në krahasim me numërimin e mëparshëm.

Sipas të dhënave që organizata ombrellë për të pastrehët në Bruksel, “Bruss” theksohet se numri i të pastrehëve është rritur në 18,9 për qind në krahasim me vitin 2020 në të cilin është kryer numërimi i fundit për të pastrehët.

Në vitin 2022 janë identifikuar 7.134 persona të pastrehë dhe në kushte të këqija strehimi, por që ndaj kësaj shifre janë shtuar edhe të dhënat lidhur me kategori të reja të tilla si “ata që qëndrojnë përkohësisht me persona të tretë” dhe “ata të kërcënohen me evakuim”.

Pa kategoritë në fjalë, numri i personave që vazhdojnë të jetojnë në rrugë thuhet se është 6.317.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 53,8 për qind e këtyre personave janë të pastrehë të paktën prej një viti. Po ashtu theksohet se 78 për qind e atyre që vazhdojnë jetën në rrugë janë beqarë, 13 për qind me fëmijë dhe 42,7 për qind belgë.

Shifra reale është më shumë

“Shifra reale është shumë më e rëndë se shifrat e siguruara. Por na ndihmon në nxjerrjen e një inventari të situatës”, thuhet në deklaratën e bërë nga institucioni. Numërimet e njëpasnjëshme në Belgjikë, tregojnë se ka një rritje të vazhdueshme në numrin e të pastrehëve gjatë 14 viteve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!