Belgjikë-Portugali është një nga duelet më të forta të raundit të 1/8-ve në Euro 2020. Dy kombëtaret do të përballen të dielën në mbrëmje (21:00) në “Estadio de La Cartuja”, stadiumin e Sevilla.
Një sfidë e veçantë edhe ajo mes Romelu Lukakut dhe Cristiano Ronaldo. Bomberi i Interit ka folur rreth takimit të rëndësishëm në kanalin zyrtar të UEFA-s, aty ku ndër të tjera tha:
“Nëse është dikush që mund të thyejë rekordet e golave, ai është Cristiano Ronaldo. Komplimente, duke marrë parasysh edhe moshën në të cilët ndodhet.
Cristiano është një kampion i madh, synon gjithmonë të përmirësohet dhe kjo me të vërtetë që e nderon. Do të më pëlqente të kisha fuqinë e gjuajtjes dhe driblimin e tij.
Ai ndoshta mund të jetë xheloz për forcën dhe saktësinë time. Është gjithmonë sfidë e bukur kur përballesh me Cristianon.
Ai u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A, ndërsa ne fituam titullin kampion. Tani kryeson edhe renditjen e golashënuesve të Euro 2020.
Dakord, le ta fitojë këtë çmim, ndërsa për ne do të jetë shumë më mirë nëse fitojmë trofeun e Europianit në fund“, deklaroi Lukaku. /abcnews.al