Belgjikë, ndalohet rituali i therjes së kafsheve nga besimtarët myslimanë

schedule13:34 - 7 Janar, 2019

schedule 13:34 - 7 Janar, 2019

Tashmë në Belgjikë ndalohet me ligj therja e kafshëve, në ritualin me të cilin myslimanët festojnë Kurban Bajramin. Por kritikët reagojnë duke thënë se në një vend ku jetojnë 500 mijë myslimanë, kjo është një shkelje e të drejtave dhe lirisë së besimit.

Një ligj që ndalon ritualin e therjes së kafshëve nga besimtarët myslimanë dhe ata hebrenj ka hyrë në fuqi në Belgjikë. Mbështetësit e kësaj lëvizjeje e kanë cilësuar ligjin ligj si një hap para të qenies njerëzore, por kritikët thonë se ai është një sulm ndaj lirisë së fesë.

Ky ndalim e vendos Belgjikën në një linjë me rregullat e Bashkimit Europian, sipas të cilave kafshët duhet të goditen e të jenë pa ndenja përpara se të theren, në mënyrë që të mos ndjenjë dhimbje. Por ligjet fetare, si ato hebraike ashtu edhe myslimane kërkojnë që kafshët të jenë të ndërgjegjshme kur sakrifikohen.

Në të dyja fetë, therja e tyre duhet të kryhet me një prerje të vetme në fyt, që ndan enët kryesore të gjakut. Por avokatët thonë se kafsha humbet ndërgjegje në pak sekonda dhe nuk vuan gjatë këtij procesi.

Në Belgjikë jetojnë rreth 500 mijë myslimanë dhe mbi 30 mijë hebrenj. Liderët e të dyja komuniteteve janë shprehur kundër këtij ligji të ri dhe do ta çojnë çështjen në Gjykatës Kushtetuese belge. Për ta, ligji tregon se “islami radikal ka fituar”.

Pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë përjashtime fetare nga rregulli i BE. Megjithatë, Belgjika i shtohet Suedisë, Danimarkës dhe Sllovakisë, të cilat nuk kanë tolerime të tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!