Belgjika s’ka mëshirë, fitore shprese për Uellsin e Slloveninë!

schedule19:58 - 16 Nëntor, 2019

schedule 19:58 - 16 Nëntor, 2019

Janë mbyllur gjashtë sfidat e para të planifikuara për sot, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Qipro-Skoci u mbyll me rezultatin 1-2, një sfidë ku të dyja skuadrat ishin pa objektiv dhe të eliminuara.

Belgjika ka shkatërruar Rusinë me rezultatin 1-4, në tokën ruse. Thorgan Hazard shënoi golin e parë, ndërsa Eden Hazard shënoi një dopietë. Goli i katërt mbajti firmën e Lukakut. As ky rezultat nuk ndikoi shumë, pasi si Rusia, ashtu dhe Belgjika, ishin të kualifikuara.

Uellsi ka marrë një fitore shprese 0-2 përballë Azerbajxhanit, duke u ngjitur në vend të tretë me 11 pikë. Kroacia e vendit të parë ka 14 pikë, ndërsa Hungaria në vend të dytë 12.

Triumf me shpresë kualifikimi ka marrë dhe Sllovenia. Falë një autogoli, sllovenët arritën të mposhtnin 1-0 Letoninë, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve. Polonia në vend të parë ka 19 pikë, ndërsa Austria në të dytin 16./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!