Kombëtaret e kualifikuara në Euro 2020 nisën organizimin e miqësoreve përgatitëse pasi morën vesh shortin. Franca ka tentuar të zhvillojë një miqësore luksi me Belgjikën, por këta të fundit kanë refuzuar.
Shkakun e zbulon L’Equipe, që thekson se Belgjika ka refuzuar nga frika e humbjes. “Djajtë e Kuq” ndodhen në vend të parë në renditjen e kombëtareve dhe ndiqen nga kampionët e botës.
Një humbje e mundshme do të bënte që të ndërroheshin pozicionet dhe Franca do të dilte në vend të parë. Kësaj i janë “frikësuar” belgët dhe kanë refuzuar ofertën franceze. /abcnews.al