Belgjika nuk do të pezullojë ndihmën humanitare për palestinezët, tha për Radio 1 ministrja e vendit për bashkëpunimin për zhvillim, Caroline Guenes.
Genez theksoi se Belgjika nuk i ofron ndihmë drejtpërdrejt Autoritetit Palestinez apo Hamasit, por popullatës lokale, “njerëzve që kanë nevojë”, nëpërmjet partnerëve lokalë.
Belgjika ka premtuar 70 milionë euro ndihmë gjatë pesë viteve, vëren agjencia belge e lajmeve.