Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alfred Belerit që kërkonte leje të të posaçme për tu betuar në këshillin bashkiak të Himarës. Në seancën e së hënës, gjyqtari Erjon Çela rrefuzxoi kërkesën e avokatëve të beleruit ndërsa mbështetësit e këtij të fundit e cilësuan të turpshëm vendimin. Nga ana tjetër gjatë seancës Beleri e ka cilësuar vendimim politik të ndikuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa bashkia po drejtohet nga Jorgo Goro që nuk është mandatuar nga votuesit.
“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje.Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgje”.
Beleri përfundoi në pranga 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
Nga ana tjetër Beleri ka pretenduar se mbahet padrejtësisht në qeli dhe se akuzat e prokurorisë janë me prapavijë politike. Përveç Belerit, me të njëjtën akuzë u vu në pranga edhe bashkëpunëtori I tij Pandeli Kokasveshi, por u lirua disa ditë më vonë për shkak se shfaqi probleme shëndetësore.
Sipas prokurorisë hetimi nisi më 8 maj pas informacioneve të siguruara nga policia e Vlorës se një grup personash në zonën e Himarës përfshi edhe Belerin jepnin nga 50 deri në 200 euro në këmbim të blerjes së votave./abcnews.al