“Beleri nuk është në burg si grek”/ Dhuli e Koçi debat për ‘tradhtarët”: Nuk ndërtohet ligji për një person

schedule20:23 - 9 Maj, 2024

schedule 20:23 - 9 Maj, 2024

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi në “ Real Story” shpjegoi se përse propozoi nismën që personat të cilët përdhosin simbolet kombëtare të mos kandidojnë apo të mos emërohen në funksione publike.

Ai theksoi se shkasë për të propozuar një nismë të tillë ligjore e ka marrë nga rasti i Fredi Belerit në Himarë, i cili u shfaq në një takim elektoral me simbolet e flamurit të Vorio Epirit.

Sipas tij, kjo lloj  sjelljeje përdhos simbolet e republikës dhe ligji i propozuar synon të pengojë akte të tilla.

Ai u përfshi në debat me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Skerdjan Dhulin, i cili tha se ligji nuk mund të bëhet vetëm për një individ. Deputeti Koçi më tej theksoi se për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, përgjegjësia politike është e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Pjesë nga debati: 

Dhuli: Nuk ndërtohet ligji për një person. Në rastin në fjalë personi e mbyll karrierën e tij në Shqipëri, për shkak se me dënimin që do marrë në Apel i bie ta humbasë mandatin e bashkisë Himarë dhe këtu përfundon karriera e tij. Ndërkohë këtë person po e pranon parlamenti europian. Në momentin që BE në institucionin më të rëndësishëm të tij, në Parlamentin Europian këtë personin do e ketë anëtar të PE, të grupit parlamentar më të rëndësishëm, që është grupi i PPE dhe në shumë vite të fundit kanë qenë shumicë në PE. Do të thotë këtë personin për të cilin po ndërtojmë një ligj kaq shumë të tendosur në Shqipëri do ta kemi pjesë të Parlamentit Europian. Kjo më kërcet shumë.

Koçi: Pr/ligji nuk bëhet për rastin Beleri. E prek Belerin nëse rikandidon.

Dhuli: Atëherë Beleri do e deklarojë veprën penale, sigurisht veprat penale parashkruhen në një moment të caktuar, që do të thotë që në këtë moment përfundon kjo pjesë, por ka edhe diçka. Beleri nuk ka më karrierë politike, se nuk mund të rikandidojë për herë të 4 në bashkinë e Himarës ndërkohë që e humbet me betejë në gjykatë apeli.

Koçi: Kjo është një përgjegjësi politike, që ka për autor Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Dhuli: Legjitimitetin moral Vangjel Tavo e ka braktisur në momentin që pranoi detyrën si prefekt i qarkut të Vlorës, ku nuk e lidh asgjë me atë qark.

Koçi: Pse prefekti duhet të ketë lidhje me qarkun? Madje për mua është mirë, që prefekti mos ketë lidhje me qarkun

Dhuli: Eksperienca ka treguar që prefekti e ka të domosdoshme njohurinë e problematikave sidomos. Personalisht e dua Vangjel Tavon kandidat përballë, nuk di a do ma plotësojë Rama këtë dëshirë, por dua që Tavo të kandidojë. Beleri nuk është në burg si grek, është për tjetër histori, por nëpër studio televizive gjykohet si grek. Interesat politike të koalicionit të djathtë në Shqipëri dhe të Micotakis nuk puqen në këtë rast. Vetë ai ishte para zgjedhjeve është histori më vete nuk më intereson. Është raporti i tij. Interesi politik i PD ishte fitorja e bashkisë Himarë, që sigurisht duhej me çdo mjet. Se koha tregoi se ne kishim të drejtë mbi qëllimet pse duhej fituar bashkia Himarës. Me çdo mjet, sepse PD ishte nën presion e madh të njerëzve që na thonin ‘jeni ju të dobët që i lini bashkinë Edi Ramës. Kam qenë i vetmi në PD që kam kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve, dhe një nga arsyet që e kam kundërshtuar Bashën në atë lloj çmendurie ishte pikërisht bashkia Himarë. Falja e bashkive në tavolinë ishte një çmenduri e paimagjinueshme./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!