Gazetarja Anduena Llabani thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është vëzhguar prej vitesh nga organet ligjzbatuese.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se në çdo raport të shërbimit informativ, ka pasur informacione negative ndaj tij.
Llabani shtoi se Beleri ka qenë i pranishëm në varrimin e Kostandino Kacifas në 2018 dhe se ai ka lidhje edhe me një shqiptar të deklaruar grek, Harallambi Karathanos.
“Në fakt, e ka treguar që nuk është viktimë abuzuese, nëse i referohemi asaj çka ka ndodhur me pronat e marra nga bashkëshorti i ish ministres së Jashtme, tregon që zotëria i pandehur ka çfarë të thotë, ai di shumë gjëra, sepse ka qenë pjesë e tavolinave në politikë. Nuk është vetëm viktimë, është pjesë e të gjithë skenarit. Mendoj se e gjitha kjo është për ta nxjerrë viktimë të pronave, është skenar i politikës.
SPAK po merret me prova konkrete ndaj zotërisë. Opinoni im në lidhje me të shkuarën e Belerit, e kam thënë që Beleri ka qenë i vëzhguar prej vitesh nga organet ligjzbatuese, në çdo raport të shërbimit informativ, ka pasur informacione negative ndaj tij. Në ngjarjen e Kacifasit, në varrimin e tij, Beleri ka qenë aty. Shumica pati, çfarë pune ka zoti Beleri në ngjarje. Një ngjarje e ndodhur në nëntor të 2018, kemi 50 shtetas grekë të shpallur “non grata” nga qeveria shqiptare, kanë qenë të dyshuar se kërkonin të krijonin trazira. Njerëz që kishin lidhje me zotin Beleri.
Sot që flasim, në Prokurorinë e Gjirokastrës, kemi një çështje të hapur ndaj një shtetasi shqiptar, i deklaruar grek, Harallambi Karathanos, në ditën që u varros Kostandino Kacifas, u kap nga policia shqiptare në kufirin e Kakavijës duke kaluar në mënyrë të paligjshme. Ka nisur një hetim. Dihen lidhjet e Karathanos me zotin Beleri”, theksoi ajo./abcnews.al