Beleri në Apel më 27 maj/ Kërkon pafajësinë, u dënua me dy vite burg

schedule15:23 - 16 Maj, 2024

schedule 15:23 - 16 Maj, 2024

Gjykata e apelit të posaçëm ka caktuar datën 27 maj për të zhvilluar seancën e parë ndaj Alfred Belerit. Kryetari I bashkisë së zgjedhur të Himarës është dënuar nga shkalla e parë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Ai ka kërkuar pafajsinë, ndërsa seanca e parë do të mbahet  më 27 maj në orën 10:00.

Në mars të këtij viti, gjykata e posaçme e dënoi kryetarin e zgjedhur të Himarës me 2 vite heqje lirie, ndërsa bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi u dënua me shërbim prove.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve në Himarë, në këmbim të votave në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!