Profesori i avancuar dhe publicisti i njohur Panajot Barka në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Real Story” në ABC News, foli për arrestimin e Jorgo Goros, si dhe të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej majit të vitit 2023.
Barku tha se përplasja mes Belerit dhe Goros ka qenë përplasje 10 vjeçare, ndërsa për arrestimin e kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, ai tha se ishte i parathënë.
“Fakti është që tani janë në burg dy minoritarë. Pse janë në burg? Janë në burg pas një beteje 10 vjeçare. Ishte e parathënë arrestimi i Goros. Nga tjetërsimi i pronave… pas kësaj fshihet tjetërsimi i pasurive. Goro në atë pozicioni ishte i detyruar të respektonte atë mekanizëm, qe do e çonte në fatin e tij. Kjo është një përpjekje për të fshehur mekanizmin e tjetërsimin e pronave.“, tha ai. /abcnews.al