Beleri fitoi Himarën me 19 vota/ Minxhozi: Diferenca u bë për shkak të arrestimit të tij

schedule22:01 - 15 Maj, 2023

schedule 22:01 - 15 Maj, 2023

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ftoi Bashkinë e Himarës me një diferencë të ngushtë prej 19 votash.

Analisti Skënder Minxhozi thotë se 19 votat që bënë diferencën, mund t’i kenë ardhur si favor Belerit, për shkak të arrestimit të tij, që në sytë e qytetarëve ai mund të jetë dukur si viktimë.

“Unë them që 19 votat i ka lëvizur nga vendi arrestimi. Ne kemi thënë, duhet parë, se mos po prodhohet pa dashje një hero në ditën e zgjedhjeve. Viktimizmi është më i fuqishëm se çdo gjë tjetër. Pse mos të ndiqej në gjendje të lirë ky zotëria? Kjo puna e mbetjes në burg është shumë shqiptare dhe është shumë e vjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!