Në Qershor të këtij viti, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Bashkë me partnerin Besnik Krapi mirëpritën një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Jonida është shumë aktive në rrjete soiciale dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente të veçanta krah të bijës.
Në postimin e fundit në InstaStory, Jonida ka publikuar një video me të bijën, të cilën e mban në prehër dhe i përkëdhel dorën. “Bekoje Zot këtë mrekulli që më ke sjellë”, shkruan ajo krahas fotos. Jonida Vokshi i është përkushtuar gjatë këtyre muajve plotësisht vogëlushes së saj, dhe ka qëndruar larg ekranit. /abcnews.al