Papa Françesku, në një intervistë për të përjavshmen katolike italiane “Credere”, iu referua edhe një herë vendimit të tij për të dalë në favor të bekimit të çifteve të të njëjtit seks nga priftërinjtë katolikë.
“Askush nuk reagon nëse unë bekoj, le të themi, një biznesmen që shfrytëzon botën, por ata reagojnë nëse bekoj një homoseksual”, tha kreu i Kishës Katolike dhe theksoi se “kjo është hipokrizi”.
“Pika qendrore e vendimit tim është ndjenja e mirëseardhjes”, theksoi ai.
Peshkopi argjentinas shtoi se “nuk duhet mohuar bekimi askujt” dhe se “ai po bekon dy njerëz që e duan njëri-tjetrin, të cilëve u kërkon të luten edhe për të, jo një martesë të të njëjtit seks”.
Qëndrimi i Papës, në thelb, është se “bekimi duhet t’u jepet të gjithë njerëzve që janë në gjendje të marrin pagëzimin hyjnor“.
“Bota vuan, ne priftërinjtë ndonjëherë jetojmë rehat. Duhet të ndjejmë lodhjen, sa po vuajnë njerëzit”, shtoi Françesku./abcnews.al