VIDEO/ Balaj i dhuron fitoren Sturm Graz, Tuci eviton humbjen e Lokomotivës

schedule18:57 - 28 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 28 Nëntor, 2020

Bekim Balajt i mjaftuan 7 minuta në lojë për të gjetur golin dhe për t’i dhuruar fitoren Sturm Graz. Ekipi austriak mposhti Tirol 1-0 në shtëpi falë rrjetës së sulmuesit shkodran të kombëtares shqiptare.

29-vjeçari dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76-të, shtatë minuta pasi ishte futur në fushë. Goli i parë në kampionat për këtë sezon për Balajn, teksa Sturm është ngjitur në vendin e katërt në renditje.

Festë edhe për Indrit Tucin në Kroaci. Lokomotiva Zagreb e mbylli në barazim 1-1 takimin jashtë fushe kundër Gorica të Albi Dokës (qëndroi në stol gjatë gjithë takimit).

Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë, teksa ekipi kryeqytetas riktheu baraspeshën në minutën e 50-të. Asist i Sherif Kallaku dhe finalizim i 20-vjeçarit laçian, goli i dytë në kampionat për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!