Bekaj modest: Kam mbrojtje çeliku përpara! Japim 200 për qind ndaj Skënderbeut

schedule10:24 - 4 Shkurt, 2022

schedule 10:24 - 4 Shkurt, 2022

Visar Bekaj, portieri i Tiranës, doli sot para mediave në prag të ndeshjes me Skënderbeu. Futbollisti, i cili luan edhe me Kosovën, fillimisht tha: “Ndeshja me Kukësin ishte e vështirë, por fituam. Atmosfera është e mirë. Nëse me Kukësin dhamë 100 për qind, ndaj Skënderbeut duhet të japim 200 për qind. Ndeshjet e lehta në letër bëhen të vështira”.

“Pritjet e bëra? Më shumë ka merita mbrojtja se unë. E kam bërë një postim, mbrojtje çeliku. E keni parë të gjithë se si mbrohet, nga sulmi, në mesfushë e në mbrojtje. Pastaj kur vjen ndonjë top, unë bëj detyrën”.

“Rivaliteti? Këtë vit ekipet janë aty-aty. Laçi është ndër ekipet më të forta. Edhe Kukësi, por as të tjerat nuk janë larg. Ndeshje pas ndeshje do shohim, duam të fitojmë të radhës.

Kemi tre ndeshje të lehta. Ekipet pranë nesh përballen me njëri-tjetrin dhe nëse fitojmë ne, bëhet më mirë”, tha në vazhdim Bekaj.

I pyetur se çfarë ka Tirana më shumë se ekipet e tjera, portieri shtoi: “Grupi e bën Tiranën më të fortë se ekipet e tjera. Jo vetëm taktikisht e teknikisht, por kemi edhe një atmosferë fantastike”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!