Bekaj: Ka kontakte me klube jashtë vendit, shpresoj të largohem nga Tirana

schedule21:39 - 10 Qershor, 2021

schedule 21:39 - 10 Qershor, 2021

Visar Bekaj, portieri i Tiranës dhe një nga më të mirët në Superiore, ka folur së fundmi në lidhje me debutimin me Kosovën dhe aventurën me Tiranën, të cilën shpreson ta lërë në verë dhe konfirmon se ka mundësi të largohet, pasi ka pasur kontakte me klube jashtë vendit.

“Krenar që arrita të luaj me Kosovën në ndeshje zyrtare. Ndeshja më shkoi mirë personalisht dhe gjithë si ekip. Jam i kënaqur dhe mendoj se do kem edhe mundësi të tjera. Nuk e besova se nga debutues do merrja edhe shiritin e kapitenit. Nuk e besova, veçse kur pashë se isha unë më i vjetri në skuadër atë ndeshje.

 

Togo është kundërshtar i fortë, por them se do ja dalim t’i mundim. Këtu janë djem shumë të mirë, të përkushtuar, po japim të gjitha maksimumin dhe jemi mirë. Te Tirana për mua ka qenë sezon shumë i mirë, por jo për ekipin në përgjithësi.

E kam pasur të lehtë të ambientohem, më kanë pritur shumë mirë, ndihem shumë mirë. Kam kontratë edhe dy vite me Tiranën, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një largim jashtë vendit. Ka fjalë, por ende diçka konkrete. Shpresoj të largohem në një ekip si Zvicra, Belgjika, Holanda, ku mund të arrijmë të ambientohemi më shpejt”, u shpreh Bekaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!