“Bëjnë vetëm twerk”, Aurela Gaçe nuk kursen kritikat ndaj artisteve të reja

schedule08:37 - 23 Qershor, 2022

schedule 08:37 - 23 Qershor, 2022

Këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe ka kritikuar artistët e rinj dhe faktin që nuk këndojnë live teksa tha se bëjnë vetëm twerk. Këngëtarja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku tha me shaka se ky brez bëjnë vetëm “twerk” dhe këndojnë playback”.

“Një brez që vetëm bën twerk dhe mirë e bëjnë që e dredhin, por janë dhe playblack. Nuk jam kundër por edhe të këndojë. Meqë nuk bëj dot twerk…unë bëj pompa. E bëj për të treguar forcën e gruas dhe të një njeriu që po të dojë gjithçka e bën.

Nuk është e lehtë edhe të hidhesh. Edhe Tina Turner hidhej, po… Nëse donin të kopjoni, kopjoni si duhet.”, tha Aurela duke shtuar se nuk ka asgjë kundër. Mes të tjerash ajo zbuloi se do të mbajë një tur në Shqipëri pasi të publikojë albumin e ri. /abcnews.al