Poeti Sadik Bejko ishte i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon. Mes të tjerash Bejko u ndal edhe tek viti 1972, në festivalin efamshmë të 11-të. Bejko si autori i teksteve të tre këngëve të atij festivali, u dënua, duke u larguar nga Tirana dhe punoi në minierë.
Poeti rrëfen periudhën kur iu desh që të bëjë një punë të vështirë fiizke, ndërsa thekson se arriti ta përballojë.
“Ajo ka qenë një periudhë shumë e gjatë, një periudhë vetekontrolli dhe vetë-izolimi që ishe i detyruar ta bëjë. Atëherë kishte shumë inskenime, ishte shumë lehtë për ta futur një njeri në burg. Nëse kjo ishte faza e parë për tu futur në burg, unë mendova se këtë fazë e kalova.
Kishte një gjë, unë nga një njeri i shkollës në Tiranë vete të punoj tani një punë të rëndë, atë të minatorit. Kur e përballova këtë punë pas n jë muaji e pashë që unë mund ta bëjë këtë. Pastaj e pata më të lehtë në jetë, se në mimierë është ligji i të fortit dhe unë u rendita te të fortit. Kjo më jepte një siguri që nuk do kisha nevoja tu lutesha njerëzve nesër. E pashë që kjo është miniera dhe mendova se ky do jetë edhe burgu nesër’, tha ai.
Teksa kalvari për Sadik Bejkon fillon pikërisht nga ato tekste këngësh, ai shprehet se liberalizmin në muzikë e aprovoi vetë Enver Hoxha, por më pas u tërhoq. Sipas tij mundet që kjo të ketë qenë askohohe një kurth, por nuk përjashton edhe rrethanat ndërkombëtare në politikën e asaj kohe.
“Mori një goditje politike. Një këngë ta zëmë si ajo që ka marrë çmin e parë është kënduar edhe disa herë tani mbrapa.
Kjo u bë me udhëzim, ishte Todi Lubonja që ishte drejtor i përgjithshëm i televizionit. U bënë ndryshime, në galerinë e arteve pati vepra të guximshme për kohën. U bë një festival i rinisë, i çliruar nga propaganda. Viti 71-72 ishte një lëshim në të gjitha fushat e artit, edhe këtu u lëshua. Me udhëzim është bërë festivali. Ka qenë një bisedë e Agim Meros me Enver Hoxhën në ato vite që i thotë shiko se mendojmë se të rinjtë duhet të dëgjojnë këngën e perëndimit dhe të lexojnë librat. Le të hyjë muzika e perëndimit që është e pëlqyeshme. Enver Hoxha pargatiti atë që quhet liberalizëm në fushat e artit.
U fut në ’72 ishte me urdhër nga lart që të futej kjo muzikë. Po të lexosh në mbretëritë e mëdha, gjithmnë këta mbretërit kanë bërë sikur kanë mbyllur sytë, pa të afrohen këta liberalët dhe ta marrin pushtetin njëherë dhe pastaj sa i kanë marrë i kanë kapur liberalët dhe i kanë futur në burg. Kanë bërë lojra të tilla, kurthe. Mundet të qe një kurth, mundet që qe një tjetër arsye sepse në 71 u takua Nikson me Maocedunin dhe menjëherë aty ngriu politika shqiptare. Ishin rrethanat ndërkombëtare që ndikuan që Enver Hoxha të bënte një kthesë. Ka qenë një 10 vjeçar që vendi ishte në një luftë të brendshme”, tha Bejko./abcnews.al