Bëhen bashkë dyshja legjendare, çfarë i lidh Julia Roberts dhe George Clooney?

schedule15:22 - 1 Mars, 2021

schedule 15:22 - 1 Mars, 2021

Dy aktorët legjendarë George Clooney dhe Julia Roberts po bëhen bashkë për një film të ri, të titulluar “Ticket To Paradise”.

Komedia romantike e cila vjen me regji të Ol Parkerit, e sjell dyshen si një çift të shkurorëzuar i cili udhëton drejt Balit, për ta ndaluar vajzën e tyre të martohet.

Me skenar të shkruar nga Ol Parker dhe Daniel Pipski, filmi do të filloj së xhiruari në fund të këtij viti.

Kujtojmë që më herët Clooney dhe Roberts kanë luajtur në tre filma “Oceann’s” si dhe janë shfaqur bashkë në ekran të madh me filmin “Money Monster”, regjinë e së cilit e pati bërë aktorja e njohur hollywoodiane, Jodie Foster./abcnews.al