Begaj uron besimtarët bektashinj: Gëzuar Sulltan Novruzin, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër

schedule08:15 - 22 Mars, 2025

schedule 08:15 - 22 Mars, 2025

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

“Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin për Sulltan Nevruzit.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës Bajram Begaj i postuar në profilin zyrtar në facebook:

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj!
Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!