Begaj: Të garantohet aksesi në drejtësi, përmes implementimit korrekt të hartës gjyqësore

schedule10:05 - 10 Maj, 2023

schedule 10:05 - 10 Maj, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, këtë të mërkurë ka marrë pjesë në konferencën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”.

Begaj ka kërkuar që të implementohet si duhet harta e re gjyqesore, ku ka theksuar se e rëndësishme është që reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

Gjithashtu ai është shprehur se cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë.

“Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit. Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016.

Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i s’ja përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore. Duhet garantuar aksesi në drejtësi, nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore. Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavarësisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj. Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm, integritet, paanëshmëri”, ka thënë Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!