Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj takon shqiptarët e Polonisë/ Presidenti: Suksesi juaj këtu, sukses i Shqipërisë

schedule13:40 - 30 Prill, 2025

schedule 13:40 - 30 Prill, 2025

Presidenti Bajram Begaj u takua me shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre në shoqërinë polake, kreu i shtetit tha se ato janë edhe promovuesit më të mirë të vlerave të Shqipërisë.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh)  është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë.”

Po ashtu Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Poloninë. Të hënën kreu i shtetit mori pjesë në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve, ku tha se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë platformë konsolidon rolin e saj si kontribuese për sigurinë rajonale dhe urë lidhëse midis Europës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!