Begaj pret një delegacion nga komuna arbëreshe Montecilfone: Forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë

schedule11:47 - 26 Gusht, 2024

schedule 11:47 - 26 Gusht, 2024

Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali.

Në përbërje të të cilit ishin autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e minoriteteve gjuhësore arbëreshe.

Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!