Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadiu ka pritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët europiane!’, është shprehur Osmani.
“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë! Kosovë- Shqipëri, ka shkruar Osmani në Twitter.
Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane!
Krah njëri-tjetrit gjithnjë! ???? pic.twitter.com/Z6UGGP7lsz
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 16, 2023
Rikujtojmëse se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur sot një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, me rastin e festës së 15 vjetorit të pavarësisë së saj. Begaj pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete.
Axhenda e presidentit Begaj:
16/02/2023
11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.
11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.
16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti
18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.
17/02/2023
08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi
09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz
11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.
11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.
11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.
17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.
/abcnews.al