Vlora Hyseni ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Bajram Begaj ka miratuar ditën e sotme propozimin e kryeministrit Edi Rama duke njoftuar dekretimin e Hysenit në krye të Shërbimit Informativ. Emërimi i saj në këtë post vjen pas largimit të Helidon Bendos.
Hyseni ishte propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili pas takimit me Begajn, tha se: “Me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.
Hyseni aktualisht është këshilltare e kryeministrit për sigurinë. Në këtë detyrë, ajo erdhi pasi shërbeu si zëvendësdrejtore e Agjencisë Inteligjencës së Kosovës, për jo më shumë se 4 muaj. Kjo pasi ka qenë një vendim i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, që e shkarkuan në prill të 2021.
/abcnews.al